Policët me aktakuza të ngritura, kundër prokurorit të guximshëm, që po e lufton krimin e të gjitha llojeve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vazhdon beteja e prokurorit Agron Uka, me policët me aktakuza të ngritura për dhunim, mashtrim, falsifikim dhe trafikim. Agron Uka padyshim është njëri nga prokurorët më të guximshëm, që në të gjitha kohërat e ka luftuar krimin e organizuar, sidomos fajdegjitë, keqpërdoruesit e detyrës zyrtare dhe padyshim është njëri nga prokurorët më të guximshëm edhe për nga ana profesionale. Por beteja e tij tashmë ka hyrë në një fazë tjetër, meqë ka hasur në kundërshtim dhe ndëskamca nga ana e policëve “problematik” të cilëve u ka ngritur aktakuza për dhunim, mashtrim, falsifikim dhe trafikim. Këta polic me natyrë kriminale dhe me vepra penale po mundohen ta njollosin punën dhe kredibilitetin e Agron Ukës.

Ka një kohë të gjatë që në stacionin policor të Gjilanit dhe në veçanti në këtë rajon operon një grup i policëve me natyrë kriminale, të cilët kanë marrë guximin, që madje ta shantazhojnë përmes formave të ndryshme edhe prokurorin Agron Uka.

Agron Uka njihet për guximin e tij intelektual dhe profesional, por që ky reagim i një grupi policësh vije për shkak se pikërisht Agron Uka, u ka ngritur aktakuza për dhunim, mashtrim, falsifikim dhe trafikim.

Sipas burimeve tona brenda prokurorisë një grup policësh që po bëjnë presion mbi Agron Ukën, kanë aktakuza të ngritura e kallëzime penale. Agron Uka është njëri nga prokurorët, që më së miri e kryen detyrën dhe është në shërbim të shtetit e të profesionit, ndërsa policët kanë obligim të sillen konformë etikës dhe jo të tentojnë, që me tendencë hakmarrjeje të bëjnë presion mbi prokurorin.

RCCOLA

Ishte pikërisht prokurori Agron Uka që dha urdhër për largimin e kamerave nga enklavat serbe dhe është duke u marrë me hetime serioze kundër të dyshuarve për krime lufte.

Të njëjtat burime thanë se Inspektorati policor i ka të gjitha të dhënat për policët e dyshuar dhe problematik dhe nga ajo që është kuptuar, të gjitha ato që janë thënë në media lidhur me rastin e prokurorit Uka janë trillime thonë burimet nga prokuroria.

Inspektorati policor i Kosovës i ka dosjet e tyre dhe aty mund të shihet se me këndë ka punë prokuroria, meqë ata dyshohen për dhunim, falsifikim, mashtrim, dhe trafikim thanë të njëjtat burime./rajonipress/