RCCOLA

Policët e rrahin qytetarin e prangosur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shemsi Azemi nga Vushtrria nuk u pajtua me faktin që policia ia hoqi tabelat e veturës, të cilën e parkoi keq. I zemëruar me veprimin e policëve, ky qytetar dyshohet se i sulmoi policët para stacionit të policisë së këtij qyteti. E policët e arrestuan Shemsiun, por edhe si shenjë hakmarrjeje ndaj veprimeve të tij, dyshohet se i dhanë dajak.

Dhe atë me duar të lidhura. Por as Shemsi Azemi nuk ndenji duarkryq. Pas lirimit nga stacioni i policisë, ai i denoncoi policët për të cilët pretendoi se e rrahën më 2 gusht. Lidhur me sjelljet e dy policëve, prokurori në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dha urdhër që dy zyrtarët e rendit të arrestohen.

UBT

Të hënën policia arrestoi dy kolegët e vet e më pas, me vendim u pezulluan nga drejtori Rajonal i Policisë. Besim Hoti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, tha për Tribunën se dy kolegët e tij janë arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore, mbi bazën e dyshimit të shpërdorimit të detyrës zyrtare.(Tribuna)