Policët e rrahin fotoreporterin e Express’it Kushtrim Tërnava

Policët e kanë arrestuar dhe maltretuar fotoreporterin e Gazetës Express, Kushtrim Tërnava, derisa ai po kryente punën e tij. Tërnava ishte arrestuar rreth orës 16:00 pa asnjë arsye derisa ishte duke e kryer detyrën e tij si fotograf, duke u penguar dhe duke u rrahur e maltretuar.
Kjo sjellje e policëve nuk është ndalur vetëm në vendin e ngjarjes, por ka vazhduar sistematikisht dhe është ashpërsuar me të dërguar Tërnavën në Stacionin Policor numër 4 në Lagjen Dardania.
Tërnava, është liruar dhe për shkak të goditjeve të pësuara nga policët është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore dhe të përfundojë ekzaminimet e nevojshme mjekësore në Qendrën Klinike Universitare.
Express më vonë do të publikojë incizime dhe torturat që kanë ushtruar mbi fotoreporterin e Gazetës Express.
Gazeta Express ka provuar të kontaktojë zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, Brahim Sadriu si dhe zëdhënësin e Rajonit të Prishtinës Agron Borovcin, por ata nuk janë përgjigjur në telefonat e tyre./gazetaexpress/