HW

“Poker” i Dritës në Klinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Dritës në javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, kanë mposhtur skuadrën e Dukagjinit me rezultat 4-0.

Që nga fillimi është vërejtur se futbollistët e Dritës ishin për një klasë më të mirë se futbollistët e Dukagjinit, duke mposhtur portierin Altik Muhaxherin gjatë 90 minutave katër herë.

Serinë e golave e hap në minutën e 9-të, Xhevdet Shabani në mes këmbëve të Muhaxhirit gjen rrjetën për rezultatin 1-0.

Golin e dytë “bardh e kaltërtit” e Dritës e shënojnë në minutën e 44-të, Benjamin Shabani pas dy tentimeve arrinë ta plason topin në rrjet.

Uji Dea

Vendasit rast të mirë shënimi patën në minutën e 55 e 60, por gjuajtjet e Jashanicës e Demirit portieri Darko Tofilovski i mbron pa problem.

Në minutën e 75-të, Xhevdet Shabani si mjeshtër i vërtet nga gjuajtja e lirë nga 16 metra gjen këndin e majtë të poshtëm të Muhaxhirit duke ngritë epërsinë në 3-0.

Në minutat shtesë në atë 91-të, Betim Haxhimusa nga afërsia me lehtësi mposht Muhaxhirin e Dukagjinit, duke ju dhuruar “poker” skuadrës së re të Superligës Dukagjinit.

Ndeshjen e javës së katërt Drita e zhvillon në shtëpi kundër Feronikelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.