Uji Dea

Pogragjasit mbështesin Lëvizjen “Vatra”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në orët e mbrëmjes të rinjtë pogragjas ishin tubuar në shkollën fillore të fshatit, për t’i dhënë mbështetje kandidatit për këshilltarë komunal nga Lëvizja “Vera”, zotit Artan Fetahu. Rreth orës 20.00, ata, me në krye Artan Nuhiun me zemër të hapur, pritën Kryetarin e Lëvizjes “Vatra”, zotin Sejdulla Kadriun, disa nga anëtarët e kryesisë dhe një numër të kandidatëve për këshilltarë komunal. Ishte kënaqësi e veçantë për ne, Lëvizjen “Vatra” e për pogragjasit që kishin dalur aq shumë të rinj që ta mbështesin kandidatin e tyre Artan Fetahu.

Pas hapjes së tubimit nga Artan Fetahu, programin e Lëvizjes “Vatra”, para të pranishmëve e paraqiti Sejdulla Kadriu,

Ai ndër të tjera tha se ne nuk premtojmë shumë, por me gjithë forcën do të mundohemi që në të ardhmen të jemi në shërbim të qytetarëve tuaj së bashku me Artanin.

Ai (Artani) do të jetë zëri juaj në Asamblenë Komunale të Gjilanit, dhe të gjitha kërkesat tuaja, në mundësitë që na lejohen, do të realizohen.

Mobi Casa

Tubimin e përshëndetën edhe sekretari i “Vatrës” Fatmir Arifi, Avni Veliu, pastaj Zejnepe Ramizi e Adile Jakupi.

Po ashtu, nga qytetarët pati pyetje dhe kërkesa të ndryshme, me interesim të veçantë nga fusha e infrastrukturës, zhvillimit të bujqësisë, tregtisë dhe lëvizjes së lirë në rajonin e Anamoravës, duke përfshirë Gjilanin, Kumanovën, Likovën, Preshevën, Bjanocin e Medvegjën.

Të pranishmit nga Lëvizja “Vatra”, me kënaqësi dhe duke u bazuar në programin e tyre, shpjeguan për të gjitha interesimet e qytetarëve./rajonipress/