RCCOLA

Pogragja pa ujë, tash e disa javë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fshati Pogragjë ka tri javë që është pa ujë të përdorshëm. Shkëlzen Salihu banor thotë se jemi në hallë të madh, meqë ka mbi tri javë që fshati nuk ujë të mjaftueshëm.

Fshati Pogragjë është në telashe të mëdha për shkak të mungesës së ujit. Shkëlzen Salihu banor i fshatit thotë se ka mbi tri javë që fshati nuk ka ujë të mjaftueshëm dhe se gjendja është shumë e rëndë. “Gjendja është e rëndë shumë, jemi pa ujë dhe nuk po kemi as mu pastrue, e me pastrue rroba, se për me pije ujë as që bëhet fjalë” shprehet i revoltuar Shkëlzeni.

Uji Dea

Shkëlzen Salihu thotë se krejt çka donë ai dhe banorët e fshatit është një kërkesë e thjeshtë:”Bile të kemi ujë për me u pastrue se jemi në hall të madh nga pluhuri” shprehet Salihu./rajonipress/