Mobi Casa

Pogragja madhështore, mbështetje rekorde për Lutën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka marrë mbështetje maksimale nga banorët e Pogragjës, për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Haziri është shprehur se mbështetjen dhe pritjen miqësore e ka pasur gjithmonë në Pogragjë, teksa ka shtuar se kjo përkrahje e bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë.
“Në Pogragjë e kam gjetur gjithmonë pritjen miqësore, ndërsa mbështetjen që e gjeta sonte, nuk do ta harrojë kurrë. Kjo zonë do do të jetë prioritet në investime në infrastrukturë, zhvillim, ekonomi, rekreacion e bujqësi Jam po ai i njëjti që kam qenë dhe i tillë do të mbetem gjithmonë, Luta juaj. Faleminderit prej nga zemra për këtë madhështi!”, ka thënën kryetari Haziri.

UBT

Në këtë takim përtej partiak, përkrahje publike ndaj kandidaturës së Hazirit ka shprehur edhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Sami Azemi.
#Lutapertegjithe