Fundamenti

Pogragja foli fort: Të gjitha votat shkojnë për Lutën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, i është bërë pritje e jashtëzakonshme nga simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pogragjë, ku kanë marrë pjesë edhe ata të Llovcës, Sllubicës, Stublinës, Bilinicës, Kokajve e Zahirajve.

Ata kanë deklaruar njëzëri se kanë vendosur që të gjitha votat të shkojnë Lutën më 19 nëntor.

“Faleminderit që mua dhe LDK’së na keni bërë fitues të mëdhenj më 22 tetor. Pogragja vazhdon të mbetet bastion dhe ju do të bëni histori me mbështetjen plebishitare më 19 nëntor. Ju sonte keni folë fort dhe qartë”, është shprehur nga ana e tij kryetari Lutfi Haziri.

Ai ka prezantuar platformën e tij të qeverisjes për investimet e mëdha për këtë zonë.

ARKATANA

“Do të vazhdojmë me punë në katërshen e madhe infrastrukturore në Pogragjë, do ta ndërtojmë rrugën e Sllubicës, sikur që do të mbërrijnë investimet edhe Stublinë me ndërtimin e rrugës dhe ndriçimin. Projekti më i madh që do ta bëjmë për këtë pjesë është rregullimi shtratit të lumit
“Morava”. Poashtu, do ta ndërtojmë rrugën e vjetër të Pogragjës për Dobërcan që e lidhë edhe Stublinën, derisa në Bilinicë do ta ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit”, tha Haziri.

Kjo zonë, tha Haziri, do ketë subvencione të mëdha për bujqësinë, duke ndikuar në forcimin e familjes bujqësore.

Në fund, i pari i gjilanasve theksoi se gjatë mandatit të ri do të punoj me krejt kapacitetin e tij për hapjen e vendkalimit kufitar në Dobrosin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.