KKVITI

Pogragja çdo ditë pa ujë të pijes e pastrimit

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Po bëhen më shumë se 10 vite derisa Pogragja nuk ka stabilitet të furnizimit me ujë, prej kohës kur u përurua ujësjellësi nga lumi i Llapushnicës në pjesën perëndimore të fshatit. Problemet e kanë shoqëruar që në fillesat e tij e në vazhdim rrjetin e ujësjellësit. Cilësia e ujit nuk është e nivelit elementar për pije, ndërsa ai përdoret kryesisht për pastrim.

Reagimi i disa banorëve të fshatit Pogragjë

Uji është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës së njeriut dhe gjallesave. Të imagjinosh se një vendbanim rural, i cili përshkohet me tre lumenj që kanë nivel të ndryshëm të sasisë ujore, nuk ka ujë të pijshëm dhe furnizim të rregullt, është e turpshme dhe absurd i shoqërisë moderne.

Po bëhen më shumë se 10 vite derisa Pogragja nuk ka stabilitet të furnizimit me ujë, prej kohës kur u përurua ujësjellësi nga lumi i Llapushnicës në pjesën perëndimore të fshatit. Problemet e kanë shoqëruar që në fillesat e tij e në vazhdim rrjetin e ujësjellësit.

Cilësia e ujit nuk është e nivelit elementar për pije, ndërsa ai përdoret kryesisht për pastrim. Është pothuajse e parëndësishme të përshkruhen karakteristikat e përvitshme që e kanë shoqëruar ujësjellësin kryesor, për ndërprerjet disaorëshe, ditore e disaditore gjatë çdo stine të vitit. Për kapacitetin e dobët, i cili shpeshherë nuk ka fuqinë të plotësojë nevojat elementare të pastrimit, për të thënë se te një numër i konsiderueshëm shtëpish ai nuk arrin pothuajse fare, për shkak të mungesës së shtypjes së duhur.

Mobi Casa

Tani, edhe në këtë vit, kur të reshurat pranverore dhe verore kanë qenë të bollshme, gjendja e furnizimit me ujë është përkeqësuar. Furnizimi nuk i bënë ballë një dite të plotë, ku shtypja ngadalësohet dhe sasia e ujit bie nën mesataren e zakonshme.

Pranohet privatisht se ka raste kur ky rrjet i ujësjellësit keqpërdoret për ujitje oborresh, serash, arash, mbushje bunarësh etj. Gjithashtu, janë evidentuar lokacione ku tubat e furnizimit kanë shpërthyer dhe nuk ndërhynë askush për rregullimin e tyre.
Duhet thënë se ky rrjet i ujësjellësit nuk gëzon përkujdesje institucionale të organeve komunale apo private. Kohët e fundit, mekanizmat e Këshillit Lokal të fshatit pothuajse nuk e mirëmbajnë ose nuk përkujdesen për mbikëqyrjen e përdorimit/keqpërdorimit të tij. Gjithashtu, është konstatuar se individë me iniciativa private bëjnë ndërprerjen e tij.

Për shumë pogragjasë, shtrohen çdo ditë pyetjet:
Si është e mundur që një fshat, i cili përshkohet nga tre lumenj, të mos ketë furnizim normal me ujë?
Pse shumë shtëpi detyrohen të mbushin ujë të pijes nëpër çezma private, për shkak se cilësia e ujësjellësit kryesor nuk plotëson standardet elementare të pijes?
A duhet shpresuar se ky rrjet i ujësjellësit një ditë do të rregullohet, apo duhet ndjekur alternativa të tjera për furnizim?
A janë të interesuara institucionet komunale dhe mekanizmat lokalë që këtë problem ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë?

Ujë ka me bollëk, por nuk ka punë të vyera për afrimin e tij me sasi të duhur e cilësi elementare nëpër çdo shtëpi./rajonipress/