Eko Higjiena

Poezia që fitoi Çmimin e dytë në konkursin anonim letrar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Asgjë e pazakontë në botën amë, Shën Asht

Sarë GJERGJI

SHËN ASHT

1.
Asgjë e pazakontë në botën amë
Shën Asht
këtu jetojnë si dikur
të hyjnueshmit pushtetarë të uritur, tmerrësisht të uritur
dhe ne – një grumbull eshtrash nën lëkurë murosur

Mobi Casa

Asgjë e pazakontë,
Shën Asht,
tashmë në rrugët prej rëre
Atdheun e kryqëzojmë për mo(r)t
ndryshe s’do ishim bijtë e Territ

2.
N’(udhë)kryq të kryqëzojmë për tridhjetë aspra
Shën Asht,
njësoj si Krishtin,
ndonëse me gjymtyrët e tua
Trupi ynë u bë dikur

Sot,
merimangat kokën tonë mbështjellin
e rërës çmendurisht i këndojmë,
Shën Asht
gjuhë e Atit tonë po dvaret
Shën Asht
Shën Asht
si të shëmbëllejmë me veten tonë
-me Agimin
Shën Asht

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.