Hidromorava

Poezia, një shok udhe

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Fol muzë e ngadhënjimit të artit, fletë e çdo dite, muaji dhe viti kjo kohë më bën të vet-digjem me bashkëudhtaren time, poezinë

Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve të shpirtit
je lavdi e popullit të përgjakur

Në shpirtin vullkanor të poezisë
i kam të luajtura të tëra betejat
në jetën biologjike të këtij libri
t´i je nënëemadhja e arbërimit

Shqipëri, unë e ti jemi një gjak
që nga pellazgët e lashtë e Iliria
toka jonë qé shesh i luftërave
dhe arenë gjaku e perandorive

Kosovë, kryengritëse e këngës
stërmbesë e dardanëve të Trojës
në trup ende kem plagë të gjakut
nga fqinjët që tokat na igrabitën

2

—————————————-

Fundamenti

Liri, bëje dorën grusht, mos u jep
me emrin tënd u rritëm betejave
për ty dashuruam mes plumbave
për ty i ramë grusht pushtuesve

Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
me shpirt i këndojmë bashkimit
liri, këngës a i shkojmë në fund

Hënë është dhe pjesa që s´ndritë
diell është dhe nata që e jetojmë
me pellazgët ne jemi njëgjakësh
shqiptarët kudo jemi një vëlla

Kosovë, hapi regjistrat e tokës
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo botë vërtet qenka një përrallë
Shqipëri, ka vetëm në gjuhën time

Shqipëri e ngadhënjimit të artit
ti më bëre ta njoh fuqinë e atdheut
dashurinë për ty e kam të shkruar
me gjakun e më të guximshmëve!..

Rrustem Geci – Dortmund, 31.12.205

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.