FIDANISHTJA

Poezia e Xhevat Latifit botohet në Antologjinë Amerikane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tri poezi të poetit Xhevat Latifi janë botuar në antologjinë amerikane “Emanations : second sight” të autorit Carter Kapllan. Latifi tha se botimi i poezive të tij është edhe një ndërkombëtarizim i vlerave krijuese shqiptare para botës.

Edhe poezia është një nga format e mira për ta ndërkombëtarizuar krijimtarinë kosovare dhe për të paraqitur para krijuesve të huaj vlerat që kanë autorët shqiptarë. Dhe në këtë drejtim fatin e madh e ka pasur poeti nga Gjilani Xhevat Latifi, poezitë e të cilit tashmë edhe janë përkthyer e botuar në Antologjinë Amerikane.

Libri “Emanations : second sight” i autorit Carter Kapllan dhe nën firmën e “About Internacional autors” ka përzgjedhur tri poezi të Xhevat Latifit që janë përkthyer nga Florent Abrashi. Poezitë në shqip janë : “Arresti”, “Shtëpia me flamuj” dhe “Azili”.

Pos Latifit në antologjinë amerikane janë përkthyer edhe poezitë e Rina Ilazit poete nga Prishtina.

Mobi Casa

Ndryshe Latifi këtë sukses të tij e vlerëson si kontribut që i dedikohet ndërkombëtarizimit të vlerave kulturore dhe të krijimtarisë shqiptare e cila po bënë përpjekje që të shfaq para botës anën e mirë të krijimtarisë me frymë evropiane.

“Poezia është ambasador i prezantimit të vlerave kulturore dhe në këtë drejtim besoj që botimi i poezia të mija është një e arritur e mirë sepse në antologjinë amerikane ndodhen hiq më pak se 30 poet të botës që kanë famë në mbarë botën” tha Latifi.

Latifi tha për rajonipress se ky sukses vije pas prezantimit të suksesshëm që ka pasur edhe në Suedi e Zvicër ku është paraqitur para krijuesve të shumtë atje.

Ndryshe Latifi është autor i dy librave “Vdekja kushton shtrenjtë” dhe “Shi në flokun tënd”. Është fitues i shumë çmimeve për poezi në nivel vendor e ndërkombëtar ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.