UBT

Poezia e Shqipe Hasanit fituese e çmimit kryesor të Orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në kuadër të Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”, në Viti është mbajtur ora e madhe letrare, në të cilën kanë marrë pjesë krijues, poetë e shkrimtarë nga hapësirat mbarë shqiptare.

Fadil Abazi, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, e shpalli të hapur këtë orë letrare, duke bërë të ditur se është publikuar edhe revista letrare me poezitë e këtij edicioni.

Ndërkaq zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Vitia është vend i bekuar i kulturës dhe arsimit shqip duke përmendur dy shkollat e para shqipe në këtë komunë.

Kurse Valmir Sahiti, drejtor i DKRS-së në Viti, falënderoj shoqatën “Ramadan Musliu”, krijuesin Ismajl Baftjari dhe gjithë artistët dhe të gjithë të tjerët për organizimin e vazhdueshme të orës së madhe letrare në Viti deri në këtë edicion të 23-të.

FITORJA

Juria profesionale në përbërje Sabit Rrustemi, Zyrafete Shala dhe Merxhan Avdyli, çmimin kryesor të Orës letrare i’a ndan Shqipe Hasanit për poezinë “Shpirt me ëndërr atdheu”, dedikuar dëshmorit Njazi Azemi-Komandant Mjekrra.

Ndërsa vendin e parë ia ndanë poetit Nexhat Rexhës, vendi i dytë Farida Ramadanit dhe vendi i tretë Bilall Maliqi.

Mirënjohjet për pjesëmarrësit dhe çmimet janë ndarë nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valmir Sahiti, Ramush Azemi, babai i dëshmorit Nijazi Azemi – komandat Mjekra si dhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.