Poezi për mësuesin Ali

Nga Sevdail Hyseni
Në këtë ditë shkurti
Ti o mësues i parë,
Na bashkove n’shkollë
Me nxënës e arsimtarë.
Ti o mësuesi Ali
Po shkon në pension,
Ti që mbolle dije
Në rrugëtimin tonë.
Na ndriçove mendjen
Me shkrim e lexim,
Si dhe për shumë vlera
Që s’maten me çmim.
Misioni i mësuesit
Është një udhë e gjatë,
Brez pas brezi ngrite
Nga një gjeneratë.
Edhe në shkollën tonë
Si pemët në degë,
Nxënësit e tu arritën
Që t’bëhen kolegë.
Kujtimet e nxënësve
Për mësuesin meritor,
Janë lulet e bukura
Të kopshtit jetësor.
Faleminderit o mësuesi Ali
Tani po shkon në pension,
Ta gëzoni me shëndet e lumturi
Me respektin tonë, përgjithmonë!
Sevdail Hyseni
(Kjo poezi i është kushtuar mësuesit Ali Rexhepi, të cilën e recituan nxënësit e Shkollës Fillore “Sami Frashëri”, paralelja e ndarë në Dobrosin, me rastin e pensionimit të tij, më 7 shkurt 2024, me një përvojë mbi 40 vjeçare në arsim)