FIDANISHTJA

Poezi nga Alush Canaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

47 vjet më parë, pikërisht me 15 shkurt të vitit 1972, cerberët e UDB-së shuan yllin me emrin ALUSH CANAJ pse deshi të puth LIRINË. Më këtë rast u sjellim disa poezi nga vepra e tij e plotë “MBRËMË E PUTHA LIRINË “ botuar nga Shtëpia Botuese “ Faik Konica”, Prishtinë, 2018.

Alush CANAJ:

MBRËMË E PUTHA LIRINË
Mbrëmë
e pashë në ëndërr
Lirinë.
Ishte si manushaqe,
e putha në faqe.
S`kaluan as dy hapa
qentë na lehnin prapa.
S`di si u afruan,
prangat na i vunë.
(1971)

United Hospital

FLAMURI S`BIE
Ujqit edhe ditën ulurojnë,
duan të na frikësojnë.
Shqiponja jemi ne,
mbi ta bëhemi rrufe.
Dikush edhe vritet,
flamuri s`bie. Valvitet.
Kallnor, 1972

FLAMURI MBI KULLË
Më ndjekin ujqit
për flamurin mbi kullë.
Copa-copa do të më bëjnë
si drenushën e pafajshme,
nëse më kapin në maje të lisit.
Ulurojnë,
lisin duan ta rrëxojnë
po rranjet e tij thellë në Iliri.
Si lumi kur del nga shtrati
zemërimi rritet e rritet,
plasin nga inati.
Flamuri mbi kullë valvitet.
Kallnor, 1972

HARABELI
Unë jam harabeli
me shtëpi te zabeli.
Me këngë bleroj barin,
luftoj me acarin.
Ma tregojnë kamxhikun,
s`e luaj dot qerpikun,
as shkojnë në shtegtim,
rri në vendin tim.
Në Tokën e lavdisë,
në zemër të Ilirisë.
(1970)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.