Eko Higjiena

Poezi me vlera të larta artistike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Jonuz Fetahaj – Duke lexuar tufën e poezive Porta e këngës të Avdush Canajt

Vëllimi më i ri më poezi “Porta e këngës” të poetit Avdush Canaj, pa dyshim se sjell një ardhje të mirëfilltë të poezisë për më të vegjlit, pra, atyre që u dedikohet më me përkushtim, sepse përmes verbit poetik, gjithsesi autori është munduar që të njëjtësohet me gjithë botën imagjinative të fëmijës, i cili duke eksploruar gjithë brendësinë e botës filozofike e psikologjike, është munduar që sa më thellësisht të hyjë nëpërgallimin e gjetjeve që i vëren rreth vetës, dhe jovetëm ato, por edhe të një hyrje në të parë në mendësinë reale për ta kërkuar herë-herë edhe irealen, por që gjithnjë duke provuar të skalit mendimin, duke e shtruar fjalën dhe metaforën, simbolin e krahasimin, fenomenet e natyrës dhe gjithë kozmosin e shtjelluar brenda margjinave të ciklive të poezive, që, dorën në zemër, secila ka peshën dhe specifikën e vet, dhe që të gjitha nëse shkrihen në një tërësi, por për këtë kërkohet vëmendje dhe dashuri për të lexuar nga poezia hapëse e vëllimit Lulja ma jep dorën e deri te poezia mbyllëse Aty më keni, do të gjesdisni nëpër vargje e strofa që të marrin e s`të lëshojnë, të mbajnë si një peng i mirë për ta shoqëruar secilin varg, secilën strofë, secilën poezi, po se jo edhe secilin cikël, i cili lidhet lidhet e ndërlidhet përmbajtësisht me vazhdimësinë e këngëtimit dhe të rrëfimit që nga fillimi e deri në fund.

Pra, duke u nisur nga cikli: Meqë ra fjala, Mos bën shaka te yjet,Kam parë hatanë,Tregimi i gjyshit,Lulet pyesin për ty, dhe Degë me ylber, krijojnë një tërësi organike gjithë natomisë së vargjeve që autori me përkushtim më të madh ka arritur ti sëndërtojë dhe degëzojë nga faqja në faqe, nga cikli në cikël.

Uji Dea

Dhe jovetëm kaq. Avdush Canaj në këtë vëllim poetik që mund të lexohet edhe si poemë, por edhe si recital, po edhe si një roman që ka ngjarjen dhe porosinë e vet, gjithnjë duke marrë imazhe nga jeta, nga përditshmëria, por që duke u dhënë ngjyrë fjalës, lojës, rrëfimit, këngës dhe zanoreve e bashkëtingëlloreve të çdo fjale, sepse kur vargënon autori, përherë ka pranë vetës botën që e rrethon, e ndjen, e prek, e përjeton, e vizaton me fjalë, e kolorizon me krahasime e simbole, me metafora e porosi që lexuesin e bëjnë për vete, e bëjnë gjithnjë të mos i ndahet deri në pikën e fundit, pra kur përfundon e mbyllet brenda kopertinave libri “Porta e këngës”.

Por edhe atëherë, gjithsesi duke mos dashur të ngopet, pra duke ndjerë edhe më uri e etje, sërish hyn nga e para, fillimi dhe nuk e bjerr kohën, por gjen edhe atë fshehtësinë e ndryrë nëpër vargje, qoftë atëherë kur futën në fjalë figuracioni apo edhe niveli ideo-estetik që e ngritin në piedestal piramidën e kuptimit të vargut dhe zbërthimin e lojës në art. Te themi, gjithashtu, se Avdush Canaj, nuk “ngutet” kur shkruan, por me urtësinë e vet, me angazhimin që bënë për të shkruar një varg a strofë, arrinë të mishërohet me botën e të vegjëlve, veçmas të të një moshe të lexuesve që janë të pasionuar për ta thithur nektarin mirëfilltë të këngëtimit dhe jehun e tij do ta shndërroj në një muzikë të nuk të bezdisë, por që të shoqëron në simfoninë e fjalës dhe këngës për një kohë të gjatë. Vetëm në këtë kohë dhe mënyrë, nëse lexohet ky vëllim do të zbërthehet tërë ajo që është akumuluar si rrokje e si rrëfim, si ngjarje e si vaki, si gjetje e si pjellë imagjinative që të pasuron e të josh për një kohë të gjatë, madje të bëhet edhe pjesë e pandarë e bibliotekës personale që do të ruhet me xhelozi për një kohë të gjatë../rajonipress/