Fundamenti

Poezi kushtuar Bekim Fehmiut, me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Ymer Adem Llugaliu

NA APO ATA

Ende nuk e dimë sakët, se kush e tërhoqi gishtin e kamzës së kobshme ?!
Na apo ata?
Ti apo ajo ?

Por e dimë se ajo goditi,mu në ballin e krenarisë sonë . Krenari meskine kjo, që s’dinjoi me u përkul as mbi hinin e lavdisë sate. Që u njisue me rrjedhën e Lumit të kombit. Për me u mat me majat e dallgëve të Oqeanit në pambarim.

Heu, Bekim ! As mbas vdekjes s’ pranove qetsi. E, na, geni yt, jemi shndrrue në gishta; që ndezin qirij, hedhin ndonji lule të lagun lotësh vetmitar mbi banesat e fundit herojesh,gjenish… të papërfillun në gjallje –nën hijen, nën grushtin, nën thundrën e smirës, egoizmit, zilis të liliputëve me putra Kainesh.

UBT

Ti i vetëm u ngrite mburoje e të gjithve nga ujku,ndonëse ishe mu në gojën e tij. Na të gjithë nuk mujtem, as nuk tentuem me ushqye as me mbrojt Madhështinë e talentit tand, që në hapin ma të vrullshëm majave e flijove për ne.

Po, Bekim! Ti ma i madhi artist i Skenës reliefperthyeme Iliri, shkrumove gardhiqe parcelash etnish. Ti , Yll i pashuem ekrani, që zhbani muret e Trojes mes bokrrinave – livadheve, Lindje – Perëndim. Po Itaka; e ciflitun pushtimesh, e zhgenjyeme me vetveten.
S’të priti kurqysh.

Ymer Adem Llugaliu Podujevë, qershor 2009

E dërgoi për editim Arif Ejupi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.