UBT

Poetja Sadete Tërnava-Osmani fituese e çmimit “Muza e Agimit”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ora e Madhe Letrare “Muza e Agimit”, ka qenë aktiviteti i radhës që është organizuar sot, në kuadër të Manifestimit “Ditët e Agimit” që po mbahen në Komunën e Gjilanit, në të cilin aktivitet me poezitë e tyre janë paraqitur rreth 20 poet të ndryshëm për të konkurruar për çmimin kryesor.

Pasi u lexuan nga vet krijuesit poezitë e tyre konkurruese, juria e Orës Letrare, në përbërje Anton Nikë Berisha, Xhylishene Berisha e Sherafedin Kadriu, shpalli fituese të çmimit “Muza e Agimit” poeten Sadete Tërnava-Osmani.

Përndryshe, edhe ky edicion nisi e përfundoi me deklamimin e vargjeve të Agim Ramadanit, ndërsa, edhe bashkëshortja e Agimit, Shukrije Ramadani, pasi ka falënderuar të pranishmit për nderimin që po ia bëjnë Agimit me prezencën në këtë ngjarje kushtuar atij, ka lexuar një poezi të saj jashtë konkurrencës.

FIDANISHTJA

Në këtë eveniment kulturor, Sabit Rrustemi tha se përmes poezisë po kujtohet heroi i kombit Agim Ramadani, i cili do të jetë përherë frymëzim për brezat që do të vijnë.

Manifestimi “Ditët e Agimit” vazhdon të premten me zbulimin e mozaikut – portretit të Agim Ramadanit, bërë me gëzhoja plumbi, nga i riu Besart Gashi, e që është vendosur në qendër të Gjilanit, (14:00) për të vazhduar me aktivitete tjera deri në tubimin qendror “I këndojmë Agimit” që mbahet në Zhegër (16:00).

Manifestimi Tradicional “Ditët e Agimit”, mbahet për çdo vit, më 1, 2 dhe 3 Maj, në Zhegër të Gjilanit, në vendlindjen e heroit të kombit Agim Ramadani-Katana, në përkujtim të të cilës figurë poliedrike edhe mbahet ky manifestim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.