Poeti dardan, Avdush Canaj

Poeti dardan, Avdush Canaj, është poeti më me talent në letërsinë tonë për fëmije e të rinj. Ofshamën poetike të Avdush Canajt e gjejmë në 13 librat e tij të botuar deri tani. Bukuria e figurave dhe personazheve në veprën e Avdush Canajt, shkëlqen me tërë shtrirjen dhe bukurinë poetike.

Bota artistike e shkrimtarit, Avdush Canaj është e mbushur me Gjeneral pa epoleta (1993), Lepurush çokollatash (1994), Gonxhe nga Jupiteri (2000), Zogu në derë (2003), peshku me pizhame (2008), Mollët me syze (2010), Dallëndyshet e gjumit (2011), Fluturat me sandale (2013)si dhe së fundmi librin, një yll të pret.

Atdheu s´është mal i babës
të shitet kur të duash,
as livadh që kositet
për kuajt e askujt
Atdheu, është gjak i të gjithëve.

Poeti dardan, Avdush Canaj, është zë i pangjashëm me poetët e tij pararendës. Avdushi fjalën poetike e merrë nga fëmijët e tokës dardane, nga të lashtit e të rinjtë, nga ata që do ta trashëgojnë çdo shkronjë të luleve me sandale dhe, çdo shkronjë të fluturave të livadheve e të pyjeve ilire. Poeti dardan, Avdush Canaj, talentin e tij e shprehu qysh si nxënës i klasës së shtatë të fillores.

Ne ramë
Të jeni melodi e këngës
Ëndrrat t´ju vijnë me flutura,
të ecni drejt…

Që nga ajo kohë e rinisë së tij, Avdushi nuk ndalon të rrëmon më të bukurën për fëmijët dhe të rinjtë dardanë.

Dëgjo si fëshfërijnë gjethet
Në Koshare! Dëgjo! S´fëshfërijnë.
Era lexon vargjet e Agimit
Në shpinë të lisave.

Poetja dhe studiuesja e letërsisë shqipe, Qibrije Demiri, në një gazetë të përditshme të Prishtinës, mes të tjerash do të shkruaj për librin, „Gjeneral pa epoleta“; “Nga ky libër duhet veçuar ciklin Lule me sandale, vjershat e të cilit janë të realizuara mirë dhe trajtojnë suksseshëm dimenzionin e dashurisë tek fëmijët e të rinjtë.

Ti s´e di se peshqit
Fletoret e lapsat
i kanë prej algave
shkruajnë kaltërsisht
pa shenja pikësimi.

Poeti dardan, Avdush Canaj, u lind me 12 Qqershor, 1955 në Koretin të Komunës së Dardanës. Shkollën fillore dhe të të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Prishtinë. Avdush Canaj është vëllai i poetit Alush Canajt, i vrarë, nga UDB e Serbisë. Alushi dhe Avdushi ishin poetë të lindur nga natyra. Avdushi, pas vrasjes së vëllait të tij poet kurrë nuk iu nda shkrimësisë.

E veshi vjersha
Fustanin me manushaqe
I vinte cubel,
S´kishte asnjë kopsë
Fustanin mund t´ia merrte era
Sa here të donte…
Pak ylber ia fali qielli
Nga kutizë e barit
Kopsat ia dha kamomili
E kordelin për beli
Reja e bardhë…

Në vitin 1977 fal talentit të tij krijues, Avdushi punësohet në Televizionin e Prishtinës, gazetar, në programin për fëmijë. Avdushi në vitin 1983 ishte ushtar në Sarajevë, dhe nga aty u nxor “si intelektual i rrezikshëm” para gjyqit ushtarak në Sarajevë duke e dënua me 5 vjet burgim të rëndë. Pas kryerjes së burgut Avdushi sërish kthehet në RTK, respektivisht në Programin për fëmijë në emsionet artistike.

Nëse niseni tek unë
pyetni kumritë,
e ndonjë trëndëlinë,
lehtë e gjeni shtëpinë
te dera ju pret dardha
me fustan të bardhë,
Mirë se keni ardhë!…

Poeti dardan, Avdush Canaj është shpërblyer disa herë në konkurset letrare në Dardani. Në vitin 1998, disa reportazhe të tij për luftën në Drenicë, janë botuar edhe në të përditshmen autoritaive gjermane “Frankfukter Rundschau”. Avdush Canaj është përfaqësu në Antologjinë e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj “Me xhaketën kuq e zi”, botuar në Tiranë.

Bukuroshet ilire
Ishin kështu si ti
Me fustan të luleve
E sandale fluturash…
Celulari s´pushon.
Ngutu!
Një yll me kapelë
Të pret te porta e verës
Në valsin e ëndrrave
S´niset pa ta.

Poeti dardan, Avdush Canaj, me talentin dhe shkrimtarinë e tij, letërsisë sonë të bukur dhe botës së librit shqiptar ia dhuroi poezinë më me domethënie për kohën tonë. Motivet, figurat, shprehjet artistike, heshtja e diellit mbi ca rrëzëllime, ylberet, janë gjithësia e poetit dardan, Avdush Canaj. Po e mbylli këtë ese me një varg flori të poetit anglez, Xhorxh Bajron, në një shëtitje nëpër Çamëri; A nuk janë malet valë dhe, qielli pjesë e shpirtit tim, dhe unë pjesë e tyre? I tillë është edhe poeti ynë dardan, Avdush Canaj. Suksese poet!
Atdhe Geci – Dortmund
25 .08. 2021

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS