Fundamenti

Poeti, Adnan Mehmeti takon kryetarin Arifi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në ambientin e zyrës së kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është pritur poeti Adnan Mehmeti, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan.

Adnan Mehmeti vjen nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është kënaqësi e veçantë të takojë Arifin dhe se unë gjithmonë mundohem të jap kontribut edhe për vendin tim ku kam jetuar pjesën më të madhe të jetës sime”, theksoi Mehmeti për televizionin Bujanoci.

ARKATANA

Mehmeti në shenjë mirënjohje dhe respekti për punën që po bënë Nagip Arifi me udhëheqjen e komunës së Bujanocit i dhuroi një libër me poezi, i botuar në Tiranë me titull “Ndajfoljet e vendit” dhe që në vitin 2011 u promovua për herë të parë edhe në qytetin e Bujanocit.

Ndërsa, Emrullah Lutfiu sekretar i kuvendit komunal të Bujanocit me shumë respekt ndaj këtij takimi, poetit Adnan Mehmeti i dhuroi librin i cili përfshinë periudhën e UÇPMB-së, ku Mehmeti tha se do ta lexoj me shumë kënaqësi./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.