Eko Higjiena

Poetët e Prushit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Në kohë krizash të rënda, liria jo rrallë kërkon zgjidhje me lëngun e kuq hyjnor të mbijetesës, shkruan poeti Rexhep Kasumaj, në librin e tij poetik, “Marathonomak i vonuar”.

Libri më i ri i shkrimtarit Rexhep Kasumajt, me titull „Marathonomaku i vonuar“, është një klithmë e brendshme shpirtërore, një mesazh tejet kuptimplotë se jetën dhe të bukurën duhet ta ndiejmë dhe ta jetojmë. I mërguar nga terrori serbian në Kosovë, Kasumaj, në të gjitha poezitë e tij shquhet për prushin e nxehtë, dhe për motivet liriko-patriotike. Metonimia, semantika, leksiku i pasur dhe natyrshmëria e figurave, Rexhën e vënë në radhën e poetëve të shquar.

Motivi i lirisë, i thirrjes së urtë, i revoltës së mënçur, i dhimbës së ëmbël, poetin Rexhep Kasumaj e bën të ngjitët në pemën plotë veshul të letërsisë.

Burgosja e një fjale është e rëndë, shkruan Rexhep Kasumaj, por prangosja e një populli është shumë më tragjike. Berlini ku jeton poeti s’do të ishte interesant, po të mos ishte fryma e shenjtë e artit, dhe fara e përtrollëzimit kombëtar.

Në poezinë e Rexhep Kasumajt trajtohen dy rrafshe; rrafshi poetiko-shpirtëror, dhe rrafshi filozofiko-eseistik. Në librin poetik, „Marathonomaku i vonuar“ poeti Rexhep Kasumajt, shtypësit dhe xhelatët kundër popullit të tij i fshikullon, nuk i lë të ecë nën diell. Rrugët me pushtuesin poezia e Rexhës i ka të ndara. Ne në Kosovë shprehet Kasumaj, nuk u ngritëm kundër serbit pse ishim të zemëruar, por u ngritëm për tu ndarë dhe mëvetësuar.

Mes meje dhe vdekjes / Tashmë s’ka ndërmjetës…/ përshëndetje këmbejmë me dorë / si në këtë pasdite të bukur / me erë e dëborë /…Të jetuarit bukur, dhe vdekja e bukur, janë në motivet e poezisë së Rexhës. Libri „Marathonomak i vonuar“, është libër që i bën nder letërsinë sonë të bukur. Në këtë vetëmbërritje të poetit kemi një impuls të ri me plot meditime e figuracion. Poezia e R. Kasumajt është poezi e pasionit, e strukturës së fortë, e shprehjes së guximshme. Ai nuk rresht së shkruari asnjë çast. Rexha shkelë mbi errësirat e pashkelura dhe me ndërgjegjen e fjalës këndon: „…veç t`i e çlirta erë / fry paprerë …me privilegj hyjnor / sipër fatit skllavnor…/ …sonte do të doja të mos jem unë /…Do të doja të jem Ti/…një Marathonomak i shekullit të ri…/ diku Anëdrinit të Zi/.

Uji Dea

Këto dhe qindra vargje të tjera, shprehin tërësinë poetike e sublime të poetit. Zhurma e mureve të shembura nuk e gëzojnë dhe aq poetin. Rexha e ndien nga afër dhimbjen dhe përplasjen e epokave.

Ç´shekull është ky, që brenda vetes liria vazhdimisht kullon plagë dhe gjak. Poeti Rexhep Kasumaj me mjeshtri i mbushë dhe i trajton poezitë e tij. Krijimtaria publicistike dhe eseistike e Rexhep Kasumajt është shumë e gjerë. Ajo është një shkrimtari më vete; / Çdo kohë dhe Rend i ri i botëror, shkruan Kasumaj, ka flinë e vet. Ngreha e tij përherë është spërkatur me tizgën e gjakut të pafajshëm njerëzor.

Të vjetrit, njësuar me këtë kod ekzistence, kishin në themel gjakun shqiptar, që do t’i ushqente si hienat për një shekull me radhë. Dhe kur ata u përtrollisën, nga rrënojat e tyre, do të ngrihej një tjetër me ide e emblemë të re, por që konstant e të dikurshëm do të ruante huqin e lig: kërkon prapë atë lëngun e kuq hyjnor të mbijetesës! E dikurshme dhe vetmitare, ndërkaq, ngjan të jetë poashtu dhe viktima e shenjuar: populli shqiptar, i cili, mbase është i rralli në planetën Tokë që jep tagrin e gjakut jo vetëm për lirinë, po çuditërisht, edhe për robërinë e tij!..

Edipi e di që nuk është i pafajshëm,shkruan Kamy, por, përkundër vullnetit ai është fajtor, dhe është pjesë e fatit të tij. Në një poezi të Rexhep Kasumajt lexoj; Dy botë ai kish / në njërën Kosovën ndrynte / në tjetrën ndërkaq / ditë të askundshme mërgimi shtynte / Hekurishtë e Europës ku trupin shiste / pranga prodhonte për shpirtin e tij / për dy botët që robëtonte!

Në epokën e luftërave kabinetike, Shkruan shkrimtari Rexhep Kasumaj, gjërat e mëdha shpesh ndodhin në heshtje e pabujshëm, thotë një urtak i mprehtë diku nga trualli i trazuar europian. E si për t’i dhënë provën e pacënueshme, jehona e armëve dhe gjakut shqiptar vinte në lëvizje përherë sallonet dritëzbehtë tok me terrorin e bardhë të diplomatëve. Por për ironi, kur duhej të stolisej balli i tij me kurorën politike të fitores, pra kur ajo duhej të përligjej e të merrte emër e formë vetëjetese – niste rrokullisja. Gjithçka, si në lojë Sizifi!../rajonipress/

Rrustem Geci- Dortmund

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.