Eko Higjiena

Poetët e përzgjedhur për Orën letrare “Pena e Flakës”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – “Flaka e Janarit 2019” ka hyrë në fazën përfundimtare. Me dy aktivitetet e fundit, njëri letrar dhe tjetri muzikor, të enjten përmbyllet edhe për sivjet ky manifestim shumëkulturor kombëtar, që për tri javë rresht grumbullon në Gjilan artistë e artdashës nga të gjitha trojet shqiptare.

Tashmë komisioni përzgjedhës i pjesës letrare, që është njëra nga shtyllat e manifestimit, në përbërje: Nexhat Rexha, Fatushe Haliti e Xhevat Latiifi, ka përzgjedhur për lexim në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2019”, poezitë e këtyre poetëve konkurrues: Adem Xheladini (Kërçovë),) Afrim Demiri (Ferizaj), Alketë Spahiu (Gjilan), Anton Nikë Berisha (Prishtinë), Arian Leka (Shqipëri), Arsim Halili (Kosovë Lindore), Donart Rexhbogaj (Pejë), Flutura Açka (Shqipëri), Linditë Doda (Shqipëri), Medina Pasoma (Vushtrri), Menduh Leka (Ferizaj), Mirela Papuçiu (Shqipëri), Mujë Buçpapaj (Shqipëri), Nikolla Spathari (Shqipëri), Nuhi Sadiku (Shtime), Prend Buzhala (Klinë), Rakela Yzeiri–Zoga (Greqi), Ramë Oraca (Podujevë), Rozafa Shpuza (Shqipëri), Selvete Abdullahu (Gjilan), Vjollca Dibra (Prishtinë). Jashtë konkurrencës do të prezantohen: Xhevat Latifi (Gjilan), Agron Tufa (Shqipëri), Ibrahim Kadriu (Prishtinë) dhe Ramadan Mehmeti (Prishtinë).

Njëzetenjë poetë nga kjo listë do të garojnë për çmimin kryesor të kësaj pjese të manifestimit – “Pena e Flakës”, ku poezia fituese do të përzgjidhet përmes votave të poetëve. Në rast se pas votimit të parë, dy apo më shumë poezi kanë vota të njëjta, poetët konkurrues do të votojnë edhe një herë.

Nëse dhe pas këtij votimi, nuk do të përzgjidhet poezia fituese, atëherë Komisioni përzgjedhës, mes, poezive finaliste do ta përcaktojë fituesin e manifestimit, i cili nderohet me çmimin letrar “Pena e Flakës”.

Fundamenti

Dhënien e këtij çmimi, sipas një tradite tashmë të krijuar, do ta bëjë fituesja e vitit të kaluar, që në këtë rast është shkrimtarja nga Tirana, Entela Kasi.

“Pena e Flakës” 2019 mbahet në përmbyllje të manifestimit “Flaka e Janarit”, më 31 janar 2019, ora 16:00, në Bibliotekën e qytetit, në Gjilan.

Po ashtu, në këtë ngjarje kulturore do të shpallen edhe rezultatet e konkursit anonim letrar në prozë e poezi. Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore AGMIA./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.