UBT

Poema e “Skënderbeut” e Beqir Musliut

/ 3 minuta lexim
HW

Shkrimtari ynë i shquar që tashmë prej 22 vite e gjysmë prehet në amshim, Beqir Musliu, ishte vetëm 18 vjeçar kur nisi ta shkruaj poemën që sot njihet nën titullin “Skënderbeu”.

Nga shtatë dorëshkrimet e mbetura të gatshme për botim, kjo ishte njëra prej tyre. Në fund të poemës, pas pjesës përmbyllëse “Post Scriptum”, ( GJILAN – PRISHTINË, 1963 – 1968 ), faqe 102.

Pesë vitet e asaj kohe, ishin vitet më të bujshme për Kosovën e shtypur që lëngonte nën thundrën e UDB-s rankoviuqiane të ish Jugosllavisë titiste.

Viktimë e kësaj dhune sistematike shtetërore ishte dhe vetë autori i kësaj poeme, e cila do të përmbyllej më 1968, vit i rilindjes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, kur po shënohej 500 vjetori i kalimit në amshim të kryeheroit shqiptar – Skënderbeut, me demonstrime masive rrugëve të Prishtinës, pas të cilave, flamuri kuq e zi u zyrtarizua si flamur kombëtar, Universiteti i Prishtinës, pastaj Kushtetuta e vitit 1974 etj.

Në këtë 500 vjetor,pra para 50 vitesh, revista letrare “Jeta e Re”, përmes NGB “Rilindja” ia botoi Beqir Musliut vëllimin poetik me titull KUNORË SONETESH, që ishte vetëm një pjesë e poemës së plotë e cila u botua si e tërë tetë vite pas vdekjes së autorit, më 2004, nga Shtëpia botuese “Faik Konica”, bashkë edhe me gjashtë tituj tjerë, të cilat u mbështetën financiarisht nga MKRS dhe Komuna e Gjilanit.

United Hospital

Viti 2018, i pagëzuar në nivel kombëtar si “Vit i Skënderbeut” e riaktualizon këtë poemë të hershme të autorit. Dhe, jo rastësisht, Ars Clubi “Beqir Musliu” e bën pjesë të Tryezës letrare në edicionin e nëntë të Manifestimit VJESHTA LETRARE E GJILANIT… sepse ka çka të thuhet për të dhe, jo vetëm për të.

Nëse e parafrazojmë vargun e fundit të kësaj poeme, duke u frymëzuar me emrin e Skënderbeut, ne e shëruam sëmundjen tonë – robërinë dhe sot, e gëzojmë lirinë. …

Për më shumë rreth kësaj poeme, do të flasin studiues të shquar nga Prishtina, Shkupi, Tirana e nga qytete tjera shqiptare.

Sepse, edhe pas 550 vjetësh, Skënderbeu vetëm sa shpërfaqet edhe më madhështor, pikërisht si në vargjet e kësaj poeme, që fatmirësisht nuk ishte e as nuk mbeti e vetmja, në Kosovë, përkundër faktit se si e tillë, këtu ishte dhe mbetet e para …
(Sabit Rrustemi )

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.