Eko Higjiena

Podrimja kthehet në vendlindje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nuk e pati problem ta skalisë në bronz. E kjo për shkak të vetë afërsisë që kishte me shkrimtarin e madh, sa ishte gjallë. Ali Podrimja, dje është përkujtuar në qytetin e Gjakovës. E bashkë me përkujtimin për të, në dyvjetorin e vdekjes së poetit, kjo komunë ka përuruar edhe bustin e poetit të punuar nga skulptori, Luan Mulliqi, si dhe sheshin e këtij qyteti me emrin e Podrimës.

“Kam pas një fat shumë të madh që Ali Podrimën e kam njohur qysh nga fëmijëria. Kemi jetuar në një lagje. Ka qenë njeriu i parë që më ka mësuar not, meqenëse Aliu e ka dashur shumë ujin, notin, sportin e ujit. Fati na ka lidhur që të merremi të dy me art, ai me poezinë ndërsa unë me skulpturë.

United Hospital

Gjatë tanë jetës, për gati 50 vjet, kemi qenë së bashku në kontakt. Nuk ka qenë shumë e vështirë të punoj në personalitetin e tij, meqenëse e kam njohur shumë mirë. Edhe ai më ka njohur shumë mirë dhe ka pas shumë shkrime për punimet e mia. Më vjen mirë që kjo skulpturë është punuar në atelienë time po realizohet për Ali Podrimën, i cili këtë atelie ka arritur ta vizitojë gati për çdo muaj”, ka treguar për Tribuna skulptori që punoi në bronz figurën e Podrimës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.