ARKATANA

Pochettinon e gëzon rikthimi i Armando Brojës: Do ta shtojë cilësinë në repartin ofensivë

/ 2 minuta lexim
HW

Armando Broja është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave të blerta për nëntë muaj.

Sulmuesi shqiptar luajti ndeshjen e parë pas një kohe të gjatë ku u inkuadrua në lojë ndaj Aston Villës.

Paraqitja e Brojës ishte e mirë për rreth 20 minuta sa qëndroi në fushë.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur me fjalë të mëdha për Brojën, ku ka thënë se sulmuesi shqiptar duhet të fitoj besimin e tij pas një kohet ë gjatë që mbeti jashtë fushave.

Hidromorava

“Ishte mirë të pashë sërish Brojën pas nëntë apo 10 muajsh. Gjithashtu mendoj sepse na jep mundësinë të kemi opsione të ndryshme dhe këto mundësi janë të mira për ekipin. Por ai gjithashtu duhet të ndërtojë besimin e tij”.

“Ka të bëjë me të mësuarit, është i gjithë procesi. Ne jemi një ekip i ri në një proces që ata duhet ta mësojnë të gjithë së bashku”.

“Është e vështirë të flasësh për gjërat pozitive kur humbet, por duhet të flasim për gjëra pozitive, duhet të mbajmë gjërat pozitive”.

“Pa dyshim që me kohë mendoj se skuadra do të performojë, por sigurisht që tani nuk mund ta fshehim situatën. Është një situatë që lëndon të gjithë tifozët, klubin, ne dhe lojtarët”, tha Pochettino. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.