Uji Dea

Po zbrazet Malësia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

Po na zbrazet gjithë Malësia ,
Po na zbrazen gjithë katundet ,
Po na ikin gjithë njerëzia –
Pa banorë ky vend po tundet !
Nuk ka ma n’ Malësi shtëpia ,
Nuk ka oda, as konak !…
I lanë shkret, ikën njerëzia –
S’ ke ku shkon ma në Gollak !

Nuk ka ma bagëti n’ Malësi ,
Nuk ka ma punë n’ bujqësi !
Blegtori , as bletari ,
Kopshtari , as pemëtari !
Nuk ka ma n’ Malësi bylmet ,
Tëlyen , djathë , as bereqet !…
S’ ka dyqane , as zejtari ,
Nuk ka fyej , as bari !…

United Hospital

Nëpër brigje dhe kodrina ,
Nuk shkon kush ma në shitore –
Janë mbet shkret rrugë e rrugica ,
Nuk shkojnë nxënës n’ shkollat fillore !
Rrugë , rrugica prej çdo anës ,
Me mall t’ madh ke me i kalua –
Por , nuk sheh kund asnjë nxënës ,
Me strajcë n’ krah n’ shkollë duke shkua !

Në livadhe , n’ kopsht , as n’ arë ,
Nuk sheh ma bujk , as kosëtarë !…
S’ sheh kortarë , nuk sheh kopshtarë ,
Nuk sheh , mësues , as arsimtarë !…
Kur t’ merr malli ndo i fshat me e mësy –
S’ ke konak ma ku me hy !
Kur sheh shkollat mbyllë me dry –
Lotët gurrë t’ rrjedhin nën sy !…

Gjilan, më 13.10.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.