UBT

Po vijnë mërgimtarët, policët kufitarë te Dheu i Bardhë thonë se nuk do të krijohen kolona

/ 2 minuta lexim
HW

Ardhja e sezonit verorë edhe ardhja e mërgimtarëve në vendlindjet e tyre nënkupton që po krijohen tollovi edhe në vendkalimet kufitare mes atij të Serbisë dhe Kosovës

Ajo që më tepër i shqetëson mërgimtarët, por gjithsesi edhe popullatën në përgjithsi janë kolonat e gjata dhe pritjet me orë të tëra nëpër vendkalime kufitare e sidomos kur jemi në ditët e nxehta verore me temperature rreth 40 gradë e aq më tepër kur dihet se çdo familje ka nga një apo dy fëmij në makin dhe kjo është e papërballueshme për ta.

FIDANISHTJA

Në pikëkalimin kufitarë te Dheui i Bardh ende nuk janë krijuar kolona të gjata, sikurse në sezonet e viteve të kaluara. Edhe pse fluksi i madh i mërgimtarëve pritet të fillloj nga data 15 korriku, sipas burimeve nga zyrtarët e doganës këtë vit nuk do të ketë kolona të gjata sikurse viteve të kaluara, kjo për shkak se tani procedura e kontrollimit të automjeteve po zhvillohet në mënyrë më të përshpejtuar, kjo sepse në vend se automjetet të presin në dy pikëkalime sikurse që ishte më herët atyre tashmë i duhet të presin në një vend gjë që e përshpejton qarkullimin e kolonës dhe arsyeja tjetër është se policët kufitarë si të shtetit serb ashtu edhe atij të Kosovës bëjnë kontrollimet në mënyr të regullt dhe me intenzitet të shtuar, në mënyrë që mos të krijohen kolona të gjata, bëjn të ditur policët në këto pikëkalime kufitare.

Vlen të theksohet të gjith ata të cilët planifikojnë të kremtojnë gazmende të ndryshme familjare në Kosovë iu duhet që të paisen me leje kalimi në mënyrë që mos të bëhen pjes e kolonës e të presin me orë të tëra ne kufi. Për qytetarët e Luginës të cilët kanë polisën kufitare me afat, mund të përdorin edhe dy rrugët alternative të cilat lidhin komunën e Bujanocit me Kosovën, nëpërmjet Breznicës dhe Dobrosinit, ku qytetarët e Luginës mund ti shfrytëzojnë për t’iu shmangur kolonave dhe vapës./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.