ARKATANA

Po vazhdojnë aktivitetet e Komunës së Gjilanit kuadër të Javës së Europës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit po vazhdon me aktivitetet e pandërprera në kundër të Javës së Europës, e filluar ditë më parë. Sot, është mbajtur ligjëratë me temën “Sensibilizimi i opinionit publik me vlerat kulturore të Këshillit të Evropës” me nxënësit e shkollave të mesme, nën organizimin e Asociacionit “Kosova- Ansambël” nga Franca, me ligjërues Ilir Mustafën dhe në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane.

Zyrtari për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, Burim Elezi, ka thënë se nga kjo ligjëratë nxënësit kanë mundësinë që të mësojnë më shumë për Këshillin e Europës, historikun, institucionet, funksionimin etj.

Ligjëruesi Ilir Mustafa, i cili është veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare dhe i cili jeton dhe vepron në Strasburg, tha se kjo ligjëratë ka për qëllim që të sensibilizohet opinioni publik me vlerat kulturore të Këshillit Europian, ku nxënësit do të mësojnë më shumë edhe për tema tjera.

FIDANISHTJA

Nxënësit e shkollave të mesme, ndër të cilat, Flutura Ajvazaj, Alba Berisha, Besiana Shkodra etj., patën shumë pyetje interesante, nga të cilat morën përgjigje, duke fituar njohuri të reja lidhur me Këshillin e Europës dhe institucionet e saj.

Java e Europës vazhdon me aktivitetin e nesërm, ku një ligjëratë tjetër do të mbahet me shërbyesit civil të Komunës së Gjilanit në ora 13:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.