Fundamenti

Po varfërohet populli

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Xhepat e qytetarëve të vendit dita-ditës kanë filluar të ‘zbrazën’. Borxhi i tyre ndaj bankave është duke u rritur. Në pesëmujorin e parë të këtij viti depozitat kanë shënuar rënie për 40 milionë euro, përderisa kreditë kanë shënuar rritje për 47 milionë euro.

Në raportin e Bankës Qendrore (BQK) shihet se depozitat në fund të vitit që lëmë pas kanë qenë në vlerë prej 2 miliardë e 154 milionë euro, përderisa në fund të muajit maj të këtij viti kanë qenë 2 miliardë e 122 milionë euro.

Uji Dea

Rënie më të madhe të depozitave ka pasur në muajin prill për 37 milionë euro nga 2 miliard e 143 milionë euro në 2 miliardë e 106 milionë euro, përderisa në muajin maj ka pasur një ngritje të lehtë për 16 milionë euro (Tribuna).