Po shkojmë në zgjedhje të papërgatitur

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, është shprehur i pakënaqur me reformën zgjedhore.
Ai ka thënë se ky proces është bërë shkel e shko prandaj, sipas tij, nuk është arritur të ketë reformë të mirëfilltë, substanciale dhe gjithëpërfshirëse, Baraliu ka thënë se duke parë se si ka ecur reforma zgjedhore duket se po shkojmë në zgjedhje të papërgaditur.
”Është një drojë e madhe për rreziqet, tentativat dhe manipulimet eventuale që mund të ndodhin sikur në vitin 2010”, ka thënë Baraliu. /Epoka e re/