Mobi Casa

‘‘Po shkoj për ta mbrojtur Kosovën’’, Jusuf Buxhovi: Deklarata e Hashim Thaçit para nisjes për në Hagë ishte historike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deklaratë historike e ka cilësuar fjalën që ish-presidenti Hashim Thaçi në ditën kur dha dorëheqje dhe u nis për në Hagë, historiani Jusuf Buxhovi.

Ai tha se mesazhi i Thaçit përfaqësonte, sipas tij, një akt të rëndësishëm shtetëror.

“Deklarata e Hashim Thaçit atë ditë kur është nisur për në Hagë, kur ka dhënë dorëheqje, ishte historike. Unë e konsideroj si historike, sepse ka thënë: ‘Po shkoj në Hagë për ta mbrojtur Kosovën. Drejtësia do ta mbrojë dhe unë i besoj drejtësisë’”, tha Buxhovi në KlanKosova.

United Hospital

Sipas tij, nuk ka fjalë më domethënëse sesa ato të një burri shteti që i dorëzohet drejtësisë, duke shtuar se Gjykata Speciale mori legjitimitet përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Buxhovit, kjo deklaratë përbën një dëshmi të përkushtimit ndaj shtetit.

“Hashim Thaçi ka dhënë një dëshmi se lufton dhe, nëse ka nevojë, edhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës”, deklaroi Buxhovi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.