Po shkëlqen Milot Rashica
Milot Rashica është duke vazhduar me formën e lartë në Eredivisie me Vitessen.
Ai në xhiron e kaluar kishte shënuar në fitoren ndaj Twentes, kurse sot asistoi në golin e barazimit 1:1 ndaj Groningenit, në takimin që është duke u zhvilluar.
Përfaqësuesi i Kosovës bëri një krosim të bukur për Foor që dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 49’të.


