ARKATANA

Po shkëlqen me Mallorcan, Sevilla e bën prioritet transferimin e Vedat Muriqit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion në La Liga.

Sulmuesi kosovar ka realizuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë në kampionat, derisa ka një gol e një asistim në Copa del Rey.

Por duke parë formën e shkëlqyer të tij, vështirë se Muriqi do të mbetet gjatë në Mallorca, për faktin se shumë skuadra e duan atë.

Sevilla është skuadra e radhës që e ka futur në listën e dëshirave sulmuesin kosovar.

Fichajes.net ka raportuar se se skuadra andaluziane po vuan në sulm dhe e shohin Muriqin si zgjidhjen e problemeve në këtë repart.

Hidromorava

Reprezentuesi kosovar është përshtatur me kampionatin spanjoll dhe kjo është arsyeja që trajneri Jorge Sampaoli dëshiron transferimin e tij.

Edhe pse Mallorca nuk dëshiron largimin e tij, një ofertë mbi 20 milionë euro mund të bëj klubin ishullor të ndryshojë mendjen.

Interesim për Muriqin kanë shprehur edhe Atletico Madrid në La Liga si dhe skuadra angleze Aston Villa.

Kujtojmë që Muriqi ka një vit e gjysmë që është pjesë e Mallorcas, e cila fillimisht kishte paguar 500 mijë euro për huazimin e tij gjashtë mujor dhe pastaj e ksihte blerë për 7,7 milionë euro nga Lazio. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.