Eko Higjiena

Po shkëlqen me Kombëtaren me gola të ‘çmendur’, Jasir Asani zbulon ofertat që ka dhe tregon ku dëshiron të luaj pas janarit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Jasir Asani është njeriu ii momentit te Kombëtarja e Shqipërisë ku falë golave të tij të ‘çmendur’ ka bërë të gjithë për vete.

Sulmuesi shqiptar aktivizohet në Korenë e Jugut me skuadrën koreane Gwangju ka folur për mediat italiane rreth formës së tij të shkëlqyer me fanellën kuqezi.

Ai ka thënë se në Shqipëri edhe sikur ta kishin një stadium sikur Camp Nou sërish do ta mbushnin plot.

“Jam i bindur se nëse në Tiranë do të kishim një stadium si Camp Nou, shqiptarët do ta kishin mbushur plot. Jemi një popull i çmendur për futboll. Në Shqipëri marrim një dashuri të jashtëzakonshme nga tifozët. Në rrugë na quajnë heronj dhe mesazhet në rrjetet sociale i kemi plot”.

“Ndonjëherë humbas në Instagram edhe mesazhet e prindërve, aq shumë janë. Mendoja se nuk do më thërrisnin më në kombëtare, por ja ku jam, në moshën 28-vjeçare. Protagonist në një Shqipëri që është më e fortë se kurrë”, tha Asani.

Fundamenti

28-vjeçari thotë se trajneri brazilian Sylvinho ia ka ndryshuar jetën pasi pas telefonatës së tij ai shkëlqeu duke realizuar het-trik.

“Sylvinho më ndryshoi jetën, para tij asnjë trajner i kombëtares nuk më konsideroi kurrë. Kam lindur në Shkup, Maqedonia e Veriut më kërkoi, por unë refuzova. Jam ndjerë gjithmonë shqiptar. Akoma e mbaj mend telefonatën e parë me Sylvinhon. Më telefonoi pak orë para një ndeshje dhe isha aq i lumtur sa në atë sfidë shënova një het-trik”, vazhdon tutje Asani.

Tutje sulmuesi fantastik shqiptar thotë se ka oferta të shumta nga Italia, Gjermania, Arabia dhe Spanja, por dëshira e tij e madhe është që një dit të luaj në Serie A.

“Kam oferta nga Italia, Gjermani, Arabia dhe Spanja, në janar pres të transferohem në një prej këtyre ligave. Por, si çdo shqiptar edhe unë jam i fiksuar me Serie A. Të gjithë në Shqipëri përveç mbështetjes për një ekip shqiptar, bëjnë tifo edhe për një klub italian”, tha Asani.

“Goli ndaj Polonisë ishte i mrekullueshëm. Mund ta kem parë edhe një mijë herë të tjera. Në një moment gjatë ndeshjes, Szczęsny m’u afrua dhe më komplimentoi. Më tha se nuk e priste kurrë që unë të godisja nga ai pozicion”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/