FIDANISHTJA

Po shkëlqen me Empolin, Veselin e duan skuadrat e Serie A

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Frederik Veseli është afër rikthimit në Serie A me skuadrën e tij Empoli.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion në Serie B duke qenë shtylla në mbrojtjen e të kaltërve.

Skuadra italiane zë pozitën e parë në Serie B me 76 pikë të tubuara pas 37 ndeshjeve.

Pesë ndeshje para fundit të kampionatit, Empolit i duhet vetëm një fitore për ta siguruar matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Padyshim që ndër lojtarët më meritor për këtë sukses të klubit është Frederik Veseli.

ARKATANA

25-vjeçari është aktivizuar në 27 ndeshje dhe ka dhuruar dy asistime këtë edicion.

Falë paraqitjeve të mira, interesim për të kanë shprehur edhe skuadrat aktuale të Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se Sassuolo, Bologna dhe Cagliari janë vënë pas reprezentuesit shqiptar.

Edhe pse duket e vështirë që Empoli të heqë dorë nga Veseli, skuadrat e lartpërmendura do të tentojnë transferimin e tij në verë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.