Mobi Casa

Po shkëlqejnë në ligë e në kupë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shënues: Sermaxhaj ’53, Salihu ’80. KF Gjilani po shkëlqen në Ligën e Parë të Kosovës, ku është renditur në vendin e parë dhe po mëton që të bëhet pjesë e Superligës së Kosovës, derisa edhe në garat për kupë, po mëton që të shkojë sa më larg. Këtë të enjte, ekipi gjilanas e ka arritur një synim të tillë, duke e mposhtur me rezultat të pastër 2:0, ekipin e Ferizajt, anëtar i Superligës. Gjilani – Ferizaj 2:0 (0:0).

Kanë qenë vendasit që kanë dominuar në pjesën e parë të lojës, duke pasur disa raste të mira shënimi, sidomos pas shpërthimeve të vazhdueshme nga Gashi nëpërmjet anës së majtë.

Efikasiteti i vendasve është treguar sidomos në pjesën e dytë, kur ia dolën të shënojnë dy gola. Fillimisht, në minutën 53 Sermaxhaj nga një pozitë ballore ka shënuar një gol të shkëlqyeshëm, duke goditur furishëm e topi që u përplas për tërthorëse, më pas u përplas edhe për pingule dhe u fut në rrjetë.

Vendasit ia kanë dalë që të shënojnë edhe njëherë në minutën 80. Kësaj radhe, Shala ka shpërthyer nga e majta dhe ka harkuar në anën e kundërt, ku u gjet Salihu, i cili ka qëlluar këndin e poshtë të djathtë të portës mysafire.

Mobi Casa

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 200. Gjyqtarë: Raci – Selimaj – Berisha. Shënues: Sermaxhaj ’53, Salihu ’80. Kartoni i verdhë: Hyseni, Haklaj.

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kosumi, Maliqi, Kastrati, Mustafa (Haklaj), Shala, Salihu, Sermaxhaj (Xhemajli), Ferati, Jetullahu (Morina). Trajner: Musa Selimi.

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Idrizi, Tërshana, Shabani, Bardhi, Berisha, Idrizi, Bytuqi (Prekopuca), Kuka, Qerkini (Rusinovci). Trajner: Betim Sylejmani. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.