Po shkelen të drejtat e veteranëve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Xhevdet Qeriqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po i shkel të drejtat e veteranëve të UÇK-së, duke kërkuar njëkohësisht që të bëhet edhe një auditim i pavarur i listave të pjesëmarrësve në luftë.

Veteranët kanë kërkuar nga Qeveria që ta bëjë një auditim të pavarur të listave të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ata ia kanë adresuar këtë kërkesë të premten, të cilët kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës duke hedhur akuza se shumë nga veteranët që janë në lista kanë hyrë në to pa qenë pjesëmarrës në luftë. Veteranët kanë fajësuar krerët qeveritarë se i ka lënë pa i marrë pensionet ata të cilët kanë dhënë kontribut në luftë.

RCCOLA

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, ka thënë para protestuesve se Qeveria po shkel të drejtat e veteranëve dhe nuk po përmbush kërkesat e disa kategorive të luftës, të cilat, sipas tij, po dëmtohen nga vendimet e ekzekutivit.

Qeriqi ka thënë se vonesa e pensioneve po arsyetohet nga Qeveria se nuk ka buxhet, gjë që, sipas tij, ka dërguar në ndaljen e pensioneve. Ai ka thënë se veteranët janë të revoltuar për vonesat e pensioneve të tyre./zeri/