HW

Po rikthehet nami i hendbollit Gjilanas

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Befasia më e këndshme e hendbollit Kosovar padyshim është KH Drita e cila ka tejkaluar mundësit e veta me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës në hendboll.

Djelmoshat “bardh e kaltër” të Dritës nga 14 javët e zhvilluara kanë ngadhënjyer 9 herë 2 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë ndërsa kanë pësuar në tri takime, duke ndarë pozitën e tretë e të katërt me Kastriotin e Ferizajit.

Hendbollistët e Dritës të lumtur për rezultatet e arritura kanë shtuar apetitet e tyre që në pranverë të jenë edhe më të fortë drejt synimeve të cilat i kanë krerët e klubit.

Uji Dea

Njeriu i cili mbajti gjallë këtë klub dikur me nam në hendbollin e Kosovës e më gjërë Luan Sllamniku ka bërë të ditur se po hapet një epokë e re për hendbollin Gjilanas.
“Së pari kisha me ju falënderuar të gjithë hendbollistëve të cilët dhanë kontribut për sukseset e klubit edhe ne si klub nuk kemi pritur kaq kthesa dramatike ne klub, por me vullnetin e të gjithëve në klub i kemi kaluar të gjitha barrierat të cilat na janë shfaqur”.

Në radhët e Dritës nuk do të mungojnë surprizat të cilat tani vetëm kanë filluar.
“Kemi rikthyer në klub ish hendbollistin dhe trajnerin Nazim Myrtaj, ai së bashku në tandem do të punon me Erhan Shahinin dhe kjo do të jetë edhe një përparësi për klubin tonë”.

Sllamniku i cili jeton dhe kontribuon me KH Drita kërkon që kësaj radhe hendbollistët e tij të jenë në arenën ndërkombëtare.
“Përpos trajnerit ne kemi në plan edhe 3-4 hendbollist cilësor për të plotësuar zbrastesirat të cilat i kemi në klub, shpresoj se me këto përforcime Drita po rikthen namin që ka pasur hendbolli i qytetit të Gjilanit kjo është ëndërr e të gjithë neve dhe me siguri që do ta realizojmë “, ka përfunduar Sllamniku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.