HW

Po qanë plaku te banderri – Parodi kushtuat fushatës zgjedhore kosovare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Demir Krasniqi

Gjëmojnë fusha , gjëmojnë male –
Zo’, çka janë këto festivale ?!
Zo’, çka janë gjithë këto fushata –
Që s’ pushojnë dita , as nata ?!

Jo, nuk janë këto festivale –
Janë fushata elektorale !
Hiq pa gjumë po i çelë drita –
Duke vrapua me zanë pozita !…

Për pozita me ikë prej pune –
Veç me u zgjedhë Kryetar Komune !
Veç me u zgjedhë për deputet –
Për pozita e për pushtet !

Kryetar me u bë mbi shtet –
Me e pasë n’ dorë ndo ‘i hyqymet ,
Me punua qysh t’ dojë vet ,
Me jetua me shumë lezet !

Mos me qitë baltë me mistri –
Me punua në ministri !
Kryeministër , a Kryetar –
Përmbi shtet me u bë i parë !

Sheshe , rrugë , mure e bandera ,
Na janë mbushë plot me postera –
Burra , pleq e djem të ri ,
Nuse e çika për bukuri !…

Po qanë plaku te banderi –
Po bërtet :”Mjeri unë, i mjeri !
Haj , medet , koka bë beteri –
Qysh kanë vdekur gjithë ky njeri ?!”

United Hospital

Ka nisë plaku , po qanë me za :
“Gjithë këta njerëz , që qenkan vra !
Der këto foto , der ky shkrimi –
Nuk po shkruajnë kur është varrimi ?!”

Një djalë i ri – plakut po i jep gajret :
“Mos u mërzit axhë , këta s’ kanë ndërrua jetë !
Por , po kërkojnë vota nga qytetarë e fshatarë –
Krejt nëpër komuna me u zgjedhë kryetarë !…

T’ gjithë i ka rrokë sëmundja , veç për karrierë –
Prandaj ditë e natë , këta po na bëjnë poterë !
Prej njerëzve të sëmurë që vuajnë nga karriera –
Po ngulfatën muret edhe shumë bandera !…

Edhe kësaj here , si gjithë herëve tjera –
Anë e kënd qyteteve , po jehon potera !
Shumë vitrina , sheshe , rrugë edhe bandera –
Janë mbulua me foto edhe me postera !…

Mbi drurë e mbi shtylla , mbi mure e dritare –
Nuk kursejnë metoda , për fushatë elektorale !
Nuk kursejnë as mjete , për fushatë zgjedhore –
Për zgjedhje lokale dhe ato qendrore “!

Gjilan, më 28.10.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.