Eko Higjiena

Po punonin pa letra, arrestohen 6 kosovarë në Zvicër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Policia e kantonit St.Gallen ka arrestuar gjashtë persona gjatë një inspektimi pune në St.Margrethen dhe Widnau.

Të akuzuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës të cilët kanë punuar në të njëjtën kompani ngjyrosjeje. Asnjë prej tyre nuk kishte leje pune.Gjatë kontrollit në një kantier u gjetën tre punëtorë dhe pronari i biznesit, një burrë 43-vjeçar, shkruan fm1today.

Dy punonjës të tjerë nga e njëjta kompani janë gjetur duke punuar në një deponi zhavori në Widnau, transmeton albinfo.ch.

Burrat midis moshës 25 dhe 53 vjeç nuk kishin lejet e nevojshme të punës të vlefshme në Zvicër. Autoritetet konstatuan se madje as vetë pronari i biznesit nuk kishte leje pune dhe as leje qëndrimi në Zvicër.Të gjashtë personat janë arrestuar.

KKVITI

Zyra e migracionit e kantonit St.Gallen urdhëroi që pesë punëtorët e kompanisë së ngjyrosjes të dëbohen, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa pronari i biznesit, i cili kishte një leje qëndrimi të Gjermanisë, ka marrë urdhrin për tu larguar nga Zvicra.

Të gjithë të dyshuarit raportohen tek prokurori publik i kantonit të St.Gallenit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.