Hidromorava

Po nuk dhe haraç, të pret falimentimi

/ 6 minuta lexim
HW

Edhe me Qeverinë e Ramush Haradinajt mbetet një mister se a ka shpresë që biznesi më në fund do të çlirohet nga tutela e pushteteve të deritashme të pasluftës, që ishin inkriminuar dhe ishin të ndihmuar nga nëntoka e lidhur me pushtetin, si atë qendror ashtu edhe atë lokal, duke i shantazhuar dhe duke i reketuar e bllokuar për të mos u zhvilluar deri tani.

Ndërkohë, ende nuk dihet se për çfarë motivesh korruptive dhe kriminale, prokuroria e gjykatat po ashtu kanë dështuar t’u japin “mësim e leksionin e duhur” të inkriminuarëve dhe kriminelëve të instaluar në pozita të larta në pushtetin qendror dhe atë lokal, por edhe të “nëntokës” kriminale e mafioze, të lidhur me ta, për frikësimin e bllokimin e investitorëve të huaj, sikur edhe të investitorëve të brendshëm, duke vepruar përmes shantazheve, bllokimit e refuzimit të licencave me ligj e Kushtetutë, të bllokimit e refuzimit të lejeve të ndërtimit dhe të investimeve të të gjithë atyre që nuk janë të lidhur kriminalisht me pushtetarët e inkriminuar, duke kërkuar e duke kushtëzuar me dhënie të ryshfeteve milionëshe dhe formave të tjera të paligjshme. Sipas analistëve, kjo dukuri e kundërligjshme dhe kundërkushtetuese nuk ka goditur vetëm investitorët, por ka goditur edhe qytetarët dhe mirëqenien e tyre në mungesë punësimi, sikur edhe buxhetin e shtetit. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe telefonatat e bëra, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje. Ndërkaq, analistët e akuzojnë Prokurorinë e Shtetit se ajo realisht po hesht duke bërë avokatinë e krimit dhe nuk po vepron as “ex-officio” dhe as në bazë të kallëzimeve penale, që janë të deponuara në PSRK nga qytetarët e guximshëm, që akoma besojnë në ligj dhe Kushtetutën e vendit.

Heshtja e Prokurorisë, e dënueshme

Afaristi Ramadan Maloku, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se pajtohet me vlerësimin se deri më tash Prokuroria e gjykatat tona kanë dështuar me kriminelët e instaluar në pushtet. “Nëse Prokuroria dhe gjyqësia jonë do t’i kishte futur në burgje disa prej tyre, pa asnjë fije dyshimi se neve në Kosovë shumë shpejt do të kishim frenim të kësaj dukurie kriminale dhe një ambient shumë më të favorshëm e shumë më të pastër e më të lehtë e të sigurt për investime”, u shpreh ai.

Sipas Malokut, nga indiferenca e organeve të drejtësisë tash mbi 10 vjet rresht te ne është ndalur gati çfarëdolloj iniciative për investime, zhvillim dhe punësim dhe mirëqenie. Ndërsa, deputeti Enver Hoti (Nisma për Kosovën), tha për “Kosova Sot”, se aspak nuk duhet që të habitemi me heshtjen e deritashme të organeve të drejtësisë, sepse i tërë sistemi i drejtësisë deri më tash ka qenë i ndikuar nga politika. “Edhe heshtja e Prokurorisë së Shtetit lë vend për dyshime të mëdha se Prokuroria është duke bërë avokatinë e krimit, ngase nuk po vepron as “ex-officio” dhe as në bazë të kallëzimeve penale të deponuara në Prokurorinë e Shtetit, që janë bërë nga qytetarët e guximshëm, që ndonëse të zhgënjyer tej mase, ata akoma besojnë në ligjet dhe në Kushtetutën e vendit”, theksoi ai.

Qytetarët të denoncojnë shantazhet

Bankieri Milazim Abazi tha për “Kosova Sot”, se Ligji për Investime Strategjike është i mirë dhe krijon disa përparësi për investitorët strategjikë, qofshin ata vendor apo të huaj. Mirëpo, sipas tij, asnjë ligj nuk do të bëjë punë pa funksionimin e shtetit ligjor dhe pa përmirë- suar klimën e të të bërit biznes. “Qeveria ‘Haradinaj’ e ka filluar mirë, duke lëvizur nga vendi shumë resurse që faktikisht kanë qenë të bllokuara. Hapat e parë janë shumë premtues dhe menjëherë po vërehet një klimë më relaksuese, sidomos tek prodhuesit vendorë”, u shpreh ai.

Hidromorava

Sipas Abazit, nëse vazhdohet me dinamikën e filluar investimet vendore dhe të huaja do të kenë rritje. “Qytetarët dhe bizneset duhet të denoncojnë pa hezitim çdo lloj shantazhi të administratës publike dhe të agjencive të pavarura. Nëse ne vetëdijësohemi për të denoncuar keqpërdorimet, atëherë Qeveria ‘Haradinaj’ do të marrë masa të shpejta”, potencoi Abazi.

Sundimi i ligjit të bëhet prioritet

Analisti Nehat Emrullahu tha për “Kosova Sot ” se Kosova nuk mund të lirohet nga krimi i organizuar derisa nuk bëhet pavarësimi i plotë i institucioneve të gjyqësisë. “Individë të caktuar, si në nivelin qendror dhe atë lokal, nuk mund të bëjnë kthesë të theksuar derisa janë vetë të inkriminuar në krim dhe korrupsion. Së këndejmi, institucionet tona urgjentisht duhet të marrin qëndrim, duhet avancuar dhe plotësuar legjislacionin dhe përfundimisht duhet të marin “vendime të dhimbshme” ,duke goditur fuqishëm kriminelët që janë bashkëfamiljarë, miq dhe kolegë në institucionet përkatëse, të cilët janë dhe vazhdojnë të jenë pengesë e zhvillimit ekonomik dhe të thithjes së investimeve nga jashtë”, theksoi ai. “Qeveria qendrore e tanishme dhe qeveritë lokale, që do të zgjidhen shpejt duhet ta vendosin në agjendë, prioritet sundimin e ligjit, i cili pason me zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës”, vijoi më tutje Emrullahu.

Nëntoka kriminale, bllokadë ekonomike

Analisti Florim Rudhani tha për “Kosova Sot” se bashkërendimi i punëve të pista në mes të politikanëve të inkriminuar të të dyja niveleve, së bashku me mafio-bizneset, janë shkaku pse Kosova nuk ka zhvillim të qëndrueshëm e të barabartë ekonomik dhe nuk ka investime nga jashtë. “Bizneset që nuk i paguajnë haraç për politikanët dhe nëntokën nuk kanë mundësinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre afariste dhe shumë shpejt mund të falimentojnë, ngase ata duhet që t’u nënshtrohen procedurave të “haraçit” e mitës qeveritare nëpër komuna, qoftë për leje ndërtimore, përfitim të ndonjë tenderi apo licence”.

Analisti Rudhani ankohet se e tëra kjo situatë po ndodh, ngase institucionet e drejtësisë, përkatë- sisht Prokuroria dhe gjykatat tona kanë dështuar t’u japin “mësim e leksionin e duhur” të inkriminuareve dhe kriminelëve që janë të instaluar në pozita të larta në pushtetin qendror dhe në pushtetin lokal, por edhe të ” nëntokës ” kriminale e mafiozë, të lidhur me ta. Ndërsa përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku (“Konsumatori”) tha për gazetën “Kosova Sot”se, për fat të keq, në Kosovë ka haraç dhe korrupsion. “Veç bizneseve, të gjitha këto të këqija po i paguan qytetari taksapagues, që edhe e mbush buxhetin e shtetit”, u shpreh ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.