Mobi Casa

Po ndërtohet edhe ura e Stublinës, e njohur si “Ura e vdekjes”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – E njohur si “Ura e vdekjes”, që lidhë Dobërqanin me Pograxhën, Stublinën, Bilinicën, Kokajt e Ranillugun me pjesën tjetër të botës tashmë ka nisur të të ndërtohet e cila është pjesë e rrugës Stublinë – Dobërqan.

Siç dihet Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Gjilanit janë bashkë investitor kurse punimet po i kryen Kompania “Bejta Comerc”, e cila për shkak të disa pengesave ka nënkontraktuar një kompani turke për të finalizuar projektin dhe ndërtimin e Urës.

Të mërkurën kanë nisur punimet pasiqë kompania turke në momentin e parë që janë hapur kufijtë ka ardhur në Gjilan thanë udhëheqës të kompanisë “Bejta Comerc”.

“Ura e vdekjes” ka qëndruar një kohë të gjatë në këtë gjendje të mjerueshme. Është quajtur ura e vdekjes sepse në periudha të ndryshme kohore janë mbytur disa persona.

Mobi Casa

Ndërtimit të urës i janë gëzuar dhe i gëzohen banorët e Dobërqanit të cilët pjesën më të madhe të tokave e kanë pikërisht andej urës kah pjesa e Stublinës, kurse për banorët e Stublinës dhe të Dobrosinit kjo urë dhe rrugë e lehtëson shumë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë.

Rexhep Kadriu thotë se ka punuar gjatë që këto projekte të ndodhin dhe të realizohen në këto fshatra të brezit kufitar.”Unë jam kujdesur personalisht sepse i di nevojat dhe hallet e banorëve të Stublinës, Dobrosinit, Pograxhës, Llovcës, Kokajve e Bilinicës. E di mirë gjithashtu që këto rrugë e sidomos ura janë jetike për shumë banorë të Dobërqanit. Ministria e Infrastrukturës me kohë i ka siguruar mjetet dhe unë pres që edhe rrugët Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë të kryhen sa më shpejt procedurat e tenderimit, në mënyrë që të zihet hapi për të filluar punimet dhe për t`i përfunduar ato me kohën e paraparë” kishte deklaruar më herët Kadriu.

Ndryshe kjo urë lidh fshatrat kufitare me Gjilanin, Kamenicën dhe Bujanocin dhe është e gjatë rreth 35 metra dhe ka një kosto prej 227 mijë eurove. /rajonipress/