Uji Dea

Po, me AAK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyrtarët e PDK’së kanë mirëpritur deklaratat e Ardian Gjinit se AAK’ja do ta shqyrtojë mundësinë për bashkëqeverisje me partinë e Hashim Thaçit. Adem Grabovci thotë se një koalicion i tillë është pozitiv dhe forcon institucionet përballë problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi aktualisht, siç është Veriu.

Nëse pritjet e AAK’së dhe PDK’së realizohen deri në fund të muajit tjetër, atëherë shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të partive në koalicionin qeveritar.

Rrjedhimisht edhe kurorëzimi i koalicionit të ri PDK-AAK.

Me këtë rast, AKR’ja do t’i bashkohej LDK’së e Vetëvendosjes në opozitë, ndërsa partia e Ramush Haradinajt dhe ajo e Hashim Thaçit do të ndanin pushtetin për dy vitet e mbetura të mandatit të Qeverisë.

Mobi Casa

Deklaratën e Nënkryetarit të AAK’së, Ardian Gjini, i cili nuk e mohoi lidhjen e koalicioni me partinë e Thaçit në vjeshtë, janë mirëpritur nga zyrtarët e PDK’së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci ka thënë se nuk dëshiron të parashikojë se çka do të ndodhë deri në vjeshtë, por se parimisht partia e tij është e hapur për AAK’në.

“Koalicionin PDK-AAK e shoh si shumë pozitiv dhe që do t’i ndihmojë vendit dhe do t’i çojë proceset shumë shpejt përpara. Them se sa më shumë që të jemi të mobilizuar, më lehtë do ta kemi. Nuk thuhet në popull rastësisht se bashkimi bën fuqinë”, ka thënë Grabovci, për Express, të shtunën.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.