Hidromorava

Po luanin bixhoz 18 persona, dënohen me tiketa 17 prej tyre, kurse pronari përfundon në burg

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Më 14 janar 2021 rreth orës 22:40 policia e Kosovës Njësiti i Hetimeve të Stacionit policor në Gjilan së bashku me Njësitë për reagim të shpejt pas kontrollit në një lokal në Rr.”Haqif Tetova” këtu në Gjilan, kanë takuar tetëmbëdhjetë (18) persona duke luajtur “bixhoz”, ku ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave janë shqiptuar tiketa për “Mosrespektim të vendimit të qeveris për masat anti covid” ndërsa organizatorin dhe pronarin e lokalit e kanë arrestuar.

Mobi Casa

I njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij me vendim të Prokurorit tē Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/