UBT

Po kontrabandonte mallra nga Maqedonia në Kosovë, ndalohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Stanqiq të Gjilanit njësitë policore kanë ndalur veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull Kosovar, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme 21 katalizator të veturave të ndryshme dhe 2 kg duhan, të cilat i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni.

Uji Dea

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/