United Hospital

Po kalonte vijat e bardha për të blerë ujë, 36-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga vetura

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht një shqiptar i identifikuar si Gazment Bushi, 36 vjeç.

Ai kishte dalë për të shijuar një mbrëmje me miqtë e tij, por pasi doli nga lokali u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche” që po ecte me shpejtësi.

Mobi Casa

Tragjedia ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në vijat e bardha në Livorno. Ai shoqërohej me një mik teksa po shkonte të blinte një shishe ujë kur u godit për vdekje nga makina, e cila drejtohej nga një 33-vjeçar që ishte në gjendje të dehur, shkruajnë mediat italiane.

Bushi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte për shkak të dëmeve të rënda që kishte marrë në kokë. Gazment Bushi, i njohur ndryshe si Gazi, punonte si murator në kompaninë e ndërtimit të vëllait të tij. Ai la pas gruan me dy fëmijë të vegjël, një djalë tetë vjeç dhe një vajzë 8 muajshe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.