ARKATANA

“Po i lëpinë ato që i ka pështy”, “duhet ta durojmë deri t’i kalojë mandati”, qytetarët me mendime të ndryshme për marrëveshjen

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online, kanë mendime të ndryshme sa i përket marrëveshjes së mundshme me Serbinë. Sipas tyre, dëm nga kjo marrëveshje është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ata nuk i kursejnë as kritikat për kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.Për Bajram Zemajn, marrëveshja mund të jetë e mirë nëse në nuk implementohet Asociacioni. Në të kundërtën, thotë se dëmi për Kosovën do të jetë i madh.

“Si qytetar i komunës së Prishtinës, sa i përket marrëveshjes me datën që u mbajt më 18 mars në Ohër, në qoftë se Asociacioni bëhet me kompetenca të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për neve është mirë, në qoftë së iu japim serbëve të veriut kompetenca, automatikisht, pas 5 ose 10 vjet ata mund të iu bashkëngjiten, se veç bëjnë referendum dhe i bashkohen Serbisë. Unë shpresoj shumë në Amerikë, se ka investuar këtu edhe në ka çliruar, mendimi jem si qytetar, e shpresojmë që ne dhe pse nuk është paraparë njohja në qendër, do të vijë edhe ajo pas disa vjet, po tani po njihen simbolet tona kombëtare, po njihet kufiri domethënë sipas Kushtetutës, ma merr mendja që për mua kjo si qytetar ka me kanë e mirë”, thotë Zemaj.

Mobi Casa

E një tjetër e sheh të mirë këtë marrëveshje, pasi thotë se në të është e implikuar edhe Amerika.“Domethënë pritshmëri ka, jemi optimistë pasi që është e implikuar edhe Amerika, mikja kryesore dhe unë personalisht jam optimist, ngase janë hapat e parë ku duhet të punohet në të ardhmen në këtë drejtim, domethënë duhet të ulen të gjithë. Shiko tani sa jam unë i informuar do të fitojnë të dyja, është çështja që ne jemi në gjendje të rëndë, gjendja e rëndë ekonomike ku kemi nevojë për ndihma dhe përkrahje. Po hezitojnë domethënë shtetet të investojnë kapital këtu dhe ne në vend po numërojmë, që do të thotë ka pasojë në largimin e popullatës, sidomos të rinjve, këtu është problemi më i madh”, thotë Tevallari.

Por dikush pati kritika të mëdha në drejtim të kryeministrit Kurti. Shefqet Dragusha, tha se shefi i ekzekutivit “po i lëpinë ato që dikur i ka pështyrë”.“Ne jemi të vegjël s’mund të vendosim kurrë, pa mbet diçka keqe nuk bëhet, po më mirë pak se hiq njëherë si fillim, se amerikanët qysh të iu konvenon atyre. Edhe ne pak po punojmë, ndërmjet veti si ujku dhe dhia, nuk po bashkëpunojmë tash duhet të dalë dikush keq, dikush mirë, s’po di kujt t’i besoj, një parti thotë keq, një thotë mirë. Ajo që është në pushtet gjithë ka thënë keq për ato tjerat (partitë), për Rambuje. Gjithë i ka kritikuar, ka gju me gurë, ka bërë hallakamë e ka bërë tym, e ato tash po e nënshkruan vet, e qaty mua nuk po më pëlqen, domethënë e ke pështyrë e po e lëpinë prapë”, tha Dragusha.

Ndërsa Rrahman Berisha kërkoi që t’i jepet më shumë kohë Kurtit.“E kemi zot shtëpie, ia kemi dhënë votën, bukën e ka gatue tjetërkush e Albin Kurti e ka nënshkruar këtë bukë, Albin Kurtin e kem zot shtëpie duhet ta durojmë deri t’i kalojë mandati”, Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.