Eko Higjiena

Po deshët metabolizëm të shpejtë, këto ushqime mos i hiqni sysh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse pjesa më e madhe e metabolizmit trashëgohet, atë mund ta përshpejtoni me përzgjedhjen e duhur të ushqimit. Të gjithë duan të kenë metabolizëm të shëndetshëm dhe të shpejtë, e nëse edhe dëshironi të humbni në peshë, këto janë ushqimet e duhura për juve.

E bardha e vezës

E bardha e vezës është e pasura me proteina (rreth 3 gramë në një vezë), vitaminë D dhe aminoacide, si dhe nuk përmban yndyrë.

Mishi

Mishi i pastër është përplot hekur, e mungesa e mineraleve mund ta ngadalësojë metabolizmin. Çdo ditë duhet të hani një shujtë të pasur me hekur, si mish pule ose mish të pastër gjedhi.

Uji

Metabolizmi ngadalësohet edhe me rastin e dehidrimit më të vogël. Pini ujë të ftohtë që nxit trupin që të shpenzojë më shumë kalori për t’u ngrohur.

Specat pikantë

Specat pikant janë të pasur me kapsaicinë, alkaloid natyral që përshpejton metabolizmin, e janë të pasura me vitaminën C. Shtoni në ushqim si mëlmesë, por mos e teproni.

RCCOLA

Kafeja

Hulumtimet kanë treguar se shpejtësia mesatare e metabolizmit është më e shpejtë tek ata persona që pinë kafe, sikurse me ushqimin pikant, mos e teproni as me kafeinë.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është një nga llojet më të njohura të çajit që nxit shkrirjen e yndyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Qumështi

Një hulumtim amerikan ka treguar se konsumimi i kalciumit ndihmon në shkrirjen e dhjamit dhe yndyrave nga trupi.

Drithërat

Drithërat i ndihmojnë trupit tuaj që të shkrijë më shumë yndyrë, sepse ju nevojitet më shumë kohë për tretje. Hani drithëra që janë të pasura me fibra, si orizi i vrugtë, elb dhe bollgur.