Mobi Casa

“Po blihen klikime”, reagon Ardit Gjebrea: Do merren masa…!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ka nisur edicioni i 23-të i “Këngës Magjike”, por këtë herë me ndryshime dhe risi të reja.

E teksa artistët javë pas jave po prezantojnë këngët, Ardit Gjebrea ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka treguar se ka artistë ose publikues të këngës që blejnë klikime, prandaj këtë vit do merren masa.

Ka qenë Acromax Media që ka konstatuar dhe zbukuar se kanë filluar të blihen klikime menjëherë pasi këngët janë publikuar dhe këtë ia ka përcjellë edhe “Tv Klan”.

Gjebrea shkruan “me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)

Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa”.

Postimi i plotë i Ardit Gjebreas:

Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera.

Uji Dea

Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë.

Ka 2 kategori artistësh:

Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime.

Të dytët janë ata të cilët paguajnë parà tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi) Dhe artistët nuk dinë gjë, por njollosen.

Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)

Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.