United Hospital

Po asfaltohet rruga Gjylekar – Stubëll e Poshtme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar- Stubëll e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar punimet në asfaltimin e kësaj rruge.

Aty ata janë pritur nga banorët e të dy lokaliteteve, të cilët e falënderuan Kryetarin Haliti për asfaltimin e kësaj rruge e cila sipas tyre do të jetë i një rëndësi të veçantë.

Kurse disa banorë nga fshati Stubëll e Poshtme, theksuan se me këtë projekt përveç se ata do të kenë qasje në pronat e tyre do të krijohen parakushtet që ky fshat të mbushët përsëri me banorë.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti shtoj se qeverisja komuale e Vitisë, ashtu siç ka premtuar po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta nëpër të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

ARKATANA

Ndërsa lidhur me këtë rrugë potencoi se tani banorët do të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre.

Ai theksoj se Komuna e Vitisë, me partnerët e saj do të investoj në të gjitha lokalitetet e kësaj komune me qëllimin më të mirë për siç tha ai për përmirësimin e jetës së qytetarëve vitias.

Përndryshe ky projekt është financuar nga buxheti komunal i Vitisë dhe atë në kuadër të listës për investime kapitale për vitin 2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.